Aksion policor në Kaçanik, arrestohet një person dhe gjenden armë

Policia e Kosovës ka kryer një operacion në Kaçanik, ku është arrestuar një person.

Gjatë bastisjes në banesën e A.S., 43 vjeç, janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta dhe 67 fishekë. Operacioni është realizuar nga Njësia e Hetimeve në bashkëpunim me patrullën policore dhe me urdhër të prokurorit të shtetit.

I dyshuari është dërguar në stacionin policor për intervistim. Prokurori ka iniciuar çështjen për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe personi është liruar për të vazhduar procedurat hetimore në liri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *