Deda: Pas 26 vitesh liri, ende të preokupuar me Serbinë

Analisti Ilir Deda ka vënë në dukje se skena politike e Kosovës vazhdon të jetë e dominuar nga temat që lidhen me Serbinë dhe Listën Serbe, edhe pse vendi ka hyrë në dekadën e tretë të lirisë.

Gjatë një interviste në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Deda theksoi se diskutimet rreth komunitetit serb dhe partive politike të tij kanë mbizotëruar në debatin publik gjatë vitit 2025. Deda shprehu habinë e tij për faktin që, edhe pas 26 vitesh liri, çështjet që lidhen me Serbinë dhe Listën Serbe mbeten në qendër të diskutimeve politike në Kosovë.

Ai nënvizoi se është e pazakontë që një popull i tërë të jetë ende i përqendruar në këto tema, duke sugjeruar se duhej të kishte një avancim në çështjet e brendshme dhe të tjera më të rëndësishme për vendin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *