Ekonomisti prognozon rritje çmimesh me ardhjen e diasporës

Ekonomisti Arton Muhaxheri ka ngritur shqetësimin se vendi mund të përballet me një rritje të çmimeve gjatë periudhës kur diaspora viziton, me ndikim të veçantë tek çmimet e produkteve ushqimore dhe të karburanteve.

Ai vë në dukje se ky fenomen përsëritet për çdo vit në këtë sezon, kur kërkesa për konsum rritet dhe tregu përgjigjet me shtrenjtim. Muhaxheri shpjegon se problemin e vërtetë e përbën fakti që çmimet rrallëherë ulen në nivelet e mëparshme pasi mërgimtarët largohen nga vendi.

Ai gjithashtu kritikon institucionet përgjegjëse për mungesën e veprimit të tyre, duke thënë se ato kanë hequr dorë nga përgjegjësitë për të mbrojtur tregun dhe konsumatorët nga abuzimet sezonale. Sipas tij, autoritetet janë kthyer në spektatorë, duke lejuar tregun të operojë pa asnjë kontroll efektiv, çka e bën gjithnjë e më të vështirë për qytetarët të përballojnë kostot e jetesës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *