Fadil Fazliu, aktualisht në paraburgim për akuzat lidhur me pengimin e drejtësisë dhe procedurat e Dhomave të Specializuara të Kosovës, ka kërkuar lirimin me kusht duke ofruar dorëzani prej 40 mijë eurosh.
Mbrojtja e tij argumenton se gjykimi nuk do të nisë më 15 dhjetor dhe gjasat janë të vogla që të fillojë para marsit 2026, sipas “Betimi për Drejtësi”. Avokatët e Fazliut theksojnë se faza e prezantimit të provave në çështjen e Hashim Thaçit dhe të tjerëve është mbyllur, duke ulur kështu rrezikun e pengimit.
Ata sugjerojnë që si kushte për lirimin e përkohshëm të përfshihen ndalimi i lëvizjes së Fazliut nga Prishtina dhe dorëzimi i dokumenteve të udhëtimit. Ndërkohë, Fazliu dhe Kilaj janë të pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit, ndërsa Thaçi dhe të tjerët po marrin pjesë përmes video-lidhjes.
Thaçi, i cili është në paraburgim në Hagë që nga nëntori 2020, përballet me akuzat për krime lufte dhe pengim të drejtësisë, ndërsa arrestimet dhe aktakuzat për bashkëpunëtorët e tij u kryen në dhjetor 2024.

Leave a Reply