Osmani i akordon shtetësinë shqiptare ish-ushtarit britanik të UÇK-së

Jon Harrison, një shtetas britanik që ka luftuar si vullnetar në Brigadën 138 “Agim Ramadani” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë betejës së Koshares, ka fituar shtetësinë kosovare.

Ky vendim është bërë i njohur përmes një dekreti presidencial, në të cilin Ministria e Punëve të Brendshme obligohet të marrë masat e nevojshme për zbatimin e tij. Dekreti ka hyrë në fuqi duke filluar nga 25 nëntori.

Vetë Harrison ka konfirmuar se tani është qytetar i Kosovës, duke e ndarë këtë lajm publikut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *