Gjykata në Beograd vendos paraburgim 30-ditor për Avni Qenaj

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se autoritetet serbe kanë hapur një procedurë penale kundër shtetasit të Kosovës, Avni Qenaj, duke e ndaluar atë për 30 ditë me akuzë për krime lufte të vitit 1999.

Ky veprim, sipas ministrisë, përfaqëson një vijim të praktikave serbe për ndjekje politike të kosovarëve me akuza të pabazuara. Ministria ka theksuar se do të vazhdojë të monitorojë rastin përmes Zyrës Ndërlidhëse në Serbi dhe do të ndërmarrë veprime diplomatike për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të z.

Qenaj. Në këtë kontekst, ambasadori i Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, e ka vizituar atë në paraburgim, duke i ofruar mbështetje institucionale.

Z. Qenaj ka bërë me dije se gjatë arrestimit ka përjetuar presion psikologjik, por jo keqtrajtim fizik.

Ai ende nuk është vizituar nga familjarët, por ata kanë angazhuar avokatë për mbrojtjen e tij. Arrestimi i tij ndodhi më 26 nëntor 2025 në kufirin Merdarë, ndërsa tani është transferuar në Beograd për procedura të mëtejshme gjyqësore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *