Avni Qenaj, ish-pjesëtar i UÇK-së, në paraburgim 30-ditor

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se Serbia ka nisur procedura penale ndaj shtetasit kosovar, Avni Qenaj, duke e vendosur atë në paraburgim për 30 ditë me akuza për krime lufte të vitit 1999.

Sipas këtij institucioni, këto veprime janë pjesë e një praktike të vazhdueshme të ndjekjeve politike ndaj qytetarëve të Kosovës, përmes akuzave të pabazuara dhe të motivuara politikisht. Në këtë kontekst, Ministria ka theksuar se do të monitorojë rastin nga afër përmes Zyrës Ndërlidhëse në Serbi dhe do të ndërmarrë veprimet e nevojshme diplomatike për të mbrojtur të drejtat e z.

Qenaj. Ambasadori i Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, e ka vizituar atë në Qendrën e Paraburgimit në Beograd, duke i ofruar mbështetje institucionale.

Z. Qenaj, i arrestuar më 26 nëntor në Merdarë, ka deklaruar se gjatë arrestimit nuk ka pësuar keqtrajtim fizik, por ka hasur presion psikologjik.

Ai pret vizitën e familjarëve, të cilët kanë angazhuar katër avokatë për mbrojtjen e tij ligjore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *