Gazetari investigativ kroat, Domagoj Margetiq, ka prezantuar dëshmi të reja që lidhin presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ngjarjet e rrethimit të Sarajevës, të njohura si ‘safari njerëzor’.
Sipas Margetiqit, Vuçiq gjatë periudhës 1994–1997 ka dhënë deklarata që e pozicionojnë pranë zonave ku kanë ndodhur këto incidente. Në bazë të deklaratave dhe dokumenteve të zbuluara nga gazetari, Vuçiq ka qenë pjesë e një njësie paraushtarake që vepronte në afërsi të Sarajevës, e drejtuar nga Mirko Blagojeviq, me leje të veçanta nga institucionet serbe të asaj kohe.
Ai thuhet se shoqëronte ‘klientë’ dhe mbante një mjet identifikimi të shërbimeve sekrete serbe. Margetiq pretendon se Vuçiq ka marrë pjesë aktive në këto veprime, duke përfshirë edhe gjuajtjen ndaj civilëve, bazuar në dëshmi nga ish-pjesëtarë të forcave paraushtarake serbe.
Këto zbulime kanë shkaktuar reagime të shumta në rajon, duke nxitur diskutime mbi rolin e Vuçiqit gjatë rrethimit të Sarajevës dhe përfshirjen e tij në aktivitete të dyshimta gjatë luftës.

Leave a Reply