Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj pas deklaratave të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë për sulmet verbale të bëra nga anëtari i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ndaj Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK).
Në deklaratën e saj, ambasada thekson se krahësimi i AGK-së me një grup kriminal është jo vetëm i papranueshëm, por gjithashtu përbën një kërcënim për lirinë e medias. “Ne i bashkohemi BE-së në dënimin e një retorike të tillë,” thuhet në reagimin zyrtar.
Ambasada nënvizon rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së shtypit dhe e konsideron të papranueshme çdo përpjekje për të minuar integritetin e organizatave të gazetarëve në Kosovë.

Leave a Reply