Kurti merr pjesë në takimet rajonale për Inteligjencën Financiare

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në takimet rajonale të Njësive për Inteligjencë Financiare të organizuara nga Egmont Group, me mbështetjen e GIZ në Kosovë.

Gjatë fjalës së tij, Kurti shprehu falënderime për organizatorët dhe theksoi rëndësinë e këtyre nismave për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe lokal, me qëllim luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Në kuadrin e fjalimit të tij, kryeministri vuri theksin te përputhja e kësaj ngjarje me programin qeveritar për integrim evropian dhe pjesëmarrje në mekanizmat ndërkombëtarë.

Ai nënvizoi se bashkëpunimi me aktorët e tjerë do të ndihmojë në identifikimin dhe adresimin e kërcënimeve dhe dobësive sistematike. Raportet ndërkombëtare kanë vlerësuar progresin e Kosovës në këto fusha.

Sipas Bashkimit Evropian dhe Transparency International, Kosova ka shënuar përparim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kryeministri konfirmoi përkushtimin e qeverisë për të mbështetur Njësinë për Inteligjencë Financiare dhe autoritetet e tjera në luftën kundër aktiviteteve kriminale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *