Mbappe synon të barazojë rekordin e Ronaldos

Kylian Mbappe po synon të thyejë një rekord të vendosur nga Cristiano Ronaldo me Real Madridin, sa i përket numrit të golave të shënuar brenda një viti kalendarik.

Aktualisht, Mbappe ka arritur të realizojë 55 gola gjatë vitit 2025, në të gjitha garat, dhe ka zhvilluar po aq ndeshje. Ai ka vetëm katër gola më pak se Ronaldo, i cili kishte shënuar 59 gola në vitin 2013.

Në fundjavë, Real Madridi do të mirëpresë në shtëpi Celtan në “Santiago Bernabeu”, ku Mbappe do të ketë mundësinë të afrohet ose edhe të thyejë rekordin e Ronaldos. Deri në fund të vitit, sulmuesi francez pritet të luajë edhe pesë ndeshje të tjera me klubin madrilen.

Në ndeshjen e fundit, Mbappe shkëlqeu me dy gola të mrekullueshëm dhe një asistim, duke udhëhequr Realin drejt fitores 3:0 kundër Athletic Bilbaos në “San Mames”. Në La Liga, ai ka regjistruar 16 gola dhe ka dhënë katër asistime në 15 ndeshje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *