IPK heton sigurinë policore të Dejona Mihalit

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar përmes një deklarate se do të ndërmarrë hapa për të hetuar pretendimet rreth një policeje që i ofron siguri Dejona Mihalit, një figurë në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo vjen pas interesimit nga Klankosova.tv për të kuptuar nëse ky rast është marrë në shqyrtim. Sipas IPK-së, deri më tani nuk kanë marrë ndonjë informacion për një rast të tillë.

Megjithatë, IPK ka theksuar se do të shqyrtojë pretendimet dhe do të veprojë në përputhje me kompetencat e tyre ligjore nëse vërtetohen. Këto dyshime u ngritën pasi një fotografi që shfaq një police të Njësisë Speciale Operative, M.

Beadini, së bashku me Mihalin në një lokal, u bë publike. Duhet theksuar se Mihali nuk mban ndonjë post zyrtar në institucionet e Kosovës, dhe ofrimi i sigurisë policore ndaj saj pa arsye ligjore do të përbënte shkelje dhe keqpërdorim të detyrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *