Ragip Xhaka tërhiqet nga gara zgjedhore e 28 dhjetorit

Ragip Xhaka, një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës në diasporë, ka deklaruar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme të 28 dhjetorit për Kuvendin e Kosovës.

Vendimin e tij e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku falënderoi PDK-në dhe udhëheqësit e saj, përfshirë ish-kryetarin Memli Krasniqi dhe kryetarin aktual Bedri Hamza, për mbështetjen e vazhdueshme. Xhaka theksoi se detyrimet familjare dhe profesionale, si dhe angazhimet në Zvicër, e penguan të jetë pjesë e garës.

Më herët, ai kishte kandiduar për një mandat katërvjeçar, por nuk arriti të siguronte votat e nevojshme. Në postimin e tij, Xhaka shprehu mirënjohje për mbështetjen që ka marrë në zgjedhjet e kaluara dhe premtoi se do të vazhdojë të punojë për suksesin e PDK-së si Kryetar i Degës në Zvicër, duke mbështetur kandidaturën e Bedri Hamzës për Kryeministër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *