Ambasadori i Kosovës në Gjermani akuzohet për lajme të rreme

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është përballur me kritika pas publikimit të të dhënave të pasakta për rritjen e PBB-së së Kosovës.

Ajeti referoi një analizë nga revista gjermane “FOCUS Online”, ku thuhet se Kosova ka një rritje të PBB-së prej 8.51%. Këto të dhëna janë bazuar në një metodologji nga platforma “BestBrokers”, e cila analizon tregjet ndërkombëtare të investimeve.

Në fakt, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikojnë rritje të ndryshme për Kosovën, respektivisht 4.4% për vitin 2024 dhe 3.9% për 2025. Këto të dhëna janë më të ulëta se ato të publikuara nga Ajeti.

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar duke e quajtur postimin si “fake news” dhe ka kërkuar që ambasadori të tërheqë deklaratën dhe të kërkojë falje. Ai ka theksuar nevojën që shërbimi diplomatik të qëndrojë neutral dhe të mos përdoret për qëllime politike nga qeveria, veçanërisht gjatë kohës së zgjedhjeve.

Muharremi nënvizon se kredibiliteti i institucioneve publike është shumë më i rëndësishëm se interesat e partive politike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *