Shtetas shqiptar arrestohet në Merdar për flamur UÇK-së

Një shtetas shqiptar me inicialet L.D., i lindur në vitin 1992, është arrestuar nga policia serbe pasi në veturën e tij u gjet një flamur me simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ngjarja u zhvillua në pikën kufitare të Merdares. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, policia ndaloi një furgon Mercedes, që vinte nga territori i kontrolluar nga Policia e Kosovës dhe drejtohej nga L.D.

Gjatë kontrollit, flamuri me simbole të UÇK-së u gjet i fshehur nën sediljen e veturës. Pas arrestimit, L.D.

është mbajtur në paraburgim për 48 orë dhe do të paraqitet para Prokurorisë së Lartë Publike në Prokuplje, ku do të përballet me akuzat për veprën e dyshuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *