Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ishte i pranishëm në një pritje të organizuar nga ambasada e Finlandës në Kosovë, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Finlandës.
Gjatë fjalimit të tij, Kurti theksoi se Finlanda shërben si një model për Kosovën, duke ndarë vlera dhe prioritete të përbashkëta. Ai vuri në dukje rëndësinë që të dy vendet i japin mirëqenies sociale dhe sigurisë, duke i konsideruar ato të pandashme.
Kurti gjithashtu lavdëroi mbështetjen e Finlandës për Ukrainën, në përballje me agresionin rus. Ai përmendi angazhimin e Finlandës, që nga viti 2022, për të ofruar 3.9 miliardë euro ndihmë për Ukrainën, për të cilën e cilësoi si një veprim solidariteti dhe përkushtimi ndaj sigurisë.
Në këtë kontekst, kryeministri në detyrë theksoi se angazhimi finlandez për sigurinë është i ngjashëm me atë të Kosovës, duke reflektuar një qëndrim të përbashkët në çështjet globale.

Leave a Reply