Sot do të mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të Kosovës, duke shënuar fillimin e mandateve për kryetarët e rinj në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Këto ceremoni priten të fillojnë nga ora 11:00. Në Zubin Potok, kryetari Izmir Zeqiri, së bashku me Erden Atiq në Mitrovicën e Veriut, Lulzim Hetemi në Leposaviq dhe Ilir Peci në Zveçan, do t’ua dorëzojnë detyrën pasardhësve nga Lista Serbe.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka bërë të ditur se ceremonitë do të zhvillohen sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ministri në detyrë, Elbert Krasniqi, ka theksuar për RTKlive se procedurat do të respektojnë të gjitha standardet ligjore, duke përfshirë përdorimin e simboleve shtetërore dhe respektimin e dy-gjuhësisë.
MAPL ka formuar ekipe për të monitoruar procesin, duke siguruar zbatimin e rregullave kushtetuese dhe ligjore, me paralajmërime për shpallje të paligjshme në rast të shkeljeve.

Leave a Reply