Në orën 11:00 të ditës së sotme, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të organizohet një ngjarje e veçantë për fëmijët e shtruar në repartin e pediatrisë.
Superheronjtë, të pajisur me kostume dhe litarë, do të zbresin nga dritaret për t’i dhuruar fëmijëve momente gëzimi dhe dhurata. Ky organizim humanitar, tashmë i kthyer në traditë, realizohet nga Grupi Alpin në bashkëpunim me Bankën Ekonomike, e cila për këtë vit është sponsori kryesor.
Fëmijët do të marrin dhurata nga superheronjtë e tyre të preferuar, duke krijuar kujtime të veçanta për ta dhe familjet e tyre, sidomos për ata që po përballen me sëmundje të rënda si kanceri. Gjatë ngjarjes, do të mbahen fjalime nga organizatorët dhe përfaqësuesit e Bankës Ekonomike, të cilët do të nënvizojnë rëndësinë e mbështetjes së fëmijëve dhe vlerën e aktiviteteve që sjellin gëzim në këtë periudhë festive.

Leave a Reply