Joseph: Kosova s’mund të përballojë tensione me ShBA-në

Profesori Edward Joseph nga universiteti “Johns Hopkins” në SHBA theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë një interviste për emisionin “Interaktiv” në KTV, Joseph nënvizoi se për Kosovën është jetike të ruajë miqësinë me SHBA-të, të cilat ai i konsideron aleatin më të madh të vendit. Sipas ekspertit të politikës së jashtme, asnjë qeveri në Kosovë nuk mund të përballojë pasojat e armiqësimit me SHBA-të.

Joseph theksoi se Shtetet e Bashkuara janë fuqia kryesore që mbështet Kosovën dhe se marrëdhëniet e ngushta me to janë thelbësore për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit. Ai përsëriti se SHBA-të mbeten partneri kryesor dhe se është e domosdoshme që Kosova të ruajë këtë aleancë strategjike për të ardhmen e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *