Kryetari i ri i Zveçanit, Miloviq, premton bashkëpunim institucional

Dragisha Miloviq ka marrë detyrën si kryetari i ri i Komunës së Zveçanit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe sigurisë.

Ai u shpreh se përpara janë sfida të shumta, por prioriteti mbetet mbrojtja e qetësisë për banorët e komunës. Në fjalimin e tij, Miloviq falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe premtoi se do të bashkëpunojë me institucionet në Prishtinë, si dhe me misionet ndërkombëtare si KFOR, EULEX dhe OSBE.

Në të njëjtën ditë, Novak Ziviç u betua si kryetar i ri i Graçanicës, duke fituar pa balotazh në zgjedhjet e 12 tetorit me Listën Serbe. Ai bëri thirrje për bashkëpunim midis komuniteteve dhe theksoi se vendimet do të kenë forcë vetëm nëse ka respekt të ndërsjellë.

Ziviç siguroi se qytetarët do të kenë një zë të dëgjuar dhe bashkëpunim me mediat për të çuar përpara komunën e Graçanicës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *