Pas ceremonisë së betimit si kryetar i ri i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, së bashku me anëtarët e Listës Serbe, u drejtuan drejt selisë së partisë në qendër të qytetit, ku u pritën nga qytetarë të mbledhur me flamuj serbë.
Turma brohoriste “Serbia dhe fitorja”, ndërsa Radojeviq në një fjalim të shkurtër theksoi se kjo ishte një fitore për banorët e Mitrovicës së Veriut, të cilët aspironin për një jetë më të mirë. Ai deklaroi se ky ishte triumfi i të gjithëve që dëshirojnë liri dhe paqe, si dhe të drejtën për të vendosur vetë për zhvillimin e qytetit të tyre.
Radojeviq falënderoi qytetarët për besimin dhe theksoi se përpara tyre është një periudhë ku do të punojnë për përmirësimin e jetës për të gjithë.

Leave a Reply