Muriqi, kontribues më i madh në ekip se Mbappe e Haaland

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, dhe Igor Thiago janë treguar më vendimtarë për ekipet e tyre, Mallorcën dhe Brentfordin, sesa emrat e njohur si Erling Haaland dhe Kylian Mbappe për Manchester City dhe Real Madrid.

Kjo është theksuar të premten nga mediumi “Besoccer”, i cili analizoi kontributet e tyre në ndeshje. Muriqi, i cili udhëheq sulmin e Mallorcës, ka shënuar tetë nga 15 golat e ekipit në ligë, që përbën 53.33% të totalit.

Ky fakt tregon rëndësinë e tij për skuadrën dhe aftësinë në lojën ajrore. Nga ana tjetër, Igor Thiago ka shifra të ngjashme për Brentfordin.

Në krahasim, Mbappe ka shënuar 16 nga 32 golat e Real Madridit në La Liga, që përfaqëson 50% të golave të ekipit. Ndërsa Haaland ka realizuar 15 nga 32 golat e Manchester City, që është 46.88% e totalit.

Muriqi mund të përmirësojë edhe më tej këto statistika në ndeshjen e ardhshme kundër Real Oviedo, e cila do të zhvillohet në orën 21:00.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *