Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka adresuar një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të datës 26 nëntor 2025.
Sipas PDK-së, vendimi i KQZ-së bie ndesh me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, duke zgjeruar në mënyrë të paautorizuar konceptin e qendrave të votimit jashtë vendit. Konkretisht, përfshirja e hapësirave private dhe klubeve pa status diplomatik konsiderohet si shkelje.
PDK shprehet se kjo qasje nuk respekton standardet ndërkombëtare, të përcaktuara nga Konventa e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike. Sipas partisë, përdorimi i hapësirave të paautorizuara rrezikon sigurinë ligjore dhe integritetin e procesit zgjedhor, duke vështirësuar mbikëqyrjen e pavarur nga KQZ-ja.
Partia kërkon që PZAP të anulojë vendimin e KQZ-së dhe të sigurojë që procesi i votimit jashtë vendit të zhvillohet vetëm në lokacione zyrtare dhe të autorizuara diplomatikisht.

Leave a Reply