Rina Vuçetaj Haxhimehmeti nga Mitrovica ka shprehur mirënjohjen e saj për ekipin e Shërbimit Shëndetësor Shtëpiak të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, për përkujdesjen e përkushtuar ndaj një anëtari të familjes së saj që vuante nga kanceri.
Ajo theksoi se ekipi shëndetësor ofronte jo vetëm profesionalizëm dhe shpejtësi, por edhe ngrohtësi, duke u bërë një mbështetje e madhe për të gjithë familjen. Në një postim publik, ajo shpreh se në kohët kur lajmet negative janë të shumta dhe bisedat janë shpesh të zymta, histori të tilla pozitive janë të rralla, sidomos në fushën e shëndetësisë.
Për familjen e saj, ky ekip ishte një burim shprese dhe energjie, veçanërisht për anëtarin e familjes që po përballej me një kancer agresiv. Rina përmendi me falënderime të veçanta doktoreshën Ereza, infermieren Teuta Shala Kuqi, Gëzim Ramën dhe gjithë ekipin, duke u shprehur mirënjohje të përhershme për ndihmën e tyre të paçmuar.

Leave a Reply