Rrezarta Krasniqi, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, ka bërë të ditur se do të garojë sërish për një mandat deputeteje në zgjedhjet e ardhshme të 28 dhjetorit.
Ajo ka theksuar se angazhimi i saj politik është i frymëzuar nga vizioni i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, duke shtuar se angazhohet për një politikë që synon bashkimin dhe ndërtimin. Në një postim publik, Krasniqi ka vënë në pah përkushtimin e saj për të sjellë ndryshime të nevojshme për qytetarët e Kosovës.
Ajo ka deklaruar se kandidatura e saj nuk përfaqëson një hap të ri, por është një forcim i rrugës që ka ndjekur deri tani, duke i shërbyer vendit me ndershmëri dhe vendosmëri. Ky vizion, që sipas saj mbetet thelbësor për angazhimin e saj publik, synon të ndërtojë një politikë me standarde të larta morale dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Leave a Reply