Toney dhe Rexha pranojnë falsifikimin e dokumenteve në Zvicër

Spektakli “prime” i Big Brother VIP Kosova 4, të premten, u shoqërua me një moment të pazakontë që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe u përhap shpejt në rrjetet sociale.

Gjatë transmetimit, banori Toney bëri një akuzë ndaj Labinot Rexhës, duke pretenduar se ky i fundit i kishte ndihmuar për të marrë një kredi disa vite më parë, duke përdorur dokumente të falsifikuara. Kjo deklaratë shkaktoi reagime të forta dhe habi ndër fansat e programit.

Moderatori Alaudin Hamiti ndërhyri menjëherë për të sqaruar situatën, duke i kujtuar Toney se ky veprim përbën një vepër penale, pasi lidhet me aktivitet të paligjshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *