Pas disa orësh nga marrja e pushtetit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës nga përfaqësuesit e Listës Serbe, ata u takuan në Rashkë me Petar Petkoviq, drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Petkoviq theksoi se kthimi i komunave serbe nën kontrollin e popullit dhe forcimi i tyre në jug të Ibrit është thelbësor për të ardhmen dhe mbijetesën e serbëve. Në një postim në Instagram, Petkoviq shprehu optimizëm për përmirësimin e situatës në Kosovë, duke theksuar se Serbia, nën lidershipin e presidentit Aleksandar Vuçiq, do të vazhdojë të mbështesë popullin e saj për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.
Listës Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit, iu dorëzua pushteti lokal pas një bojkoti trevjeçar të institucioneve të Kosovës, si reagim ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Leave a Reply