KRU “Mitrovica”: Operimi me kapacitete të reduktuara për shkak të turbullirave në ujin e papërpunuar

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se, për shkak të rritjes së turbullirës së ujit të papërpunuar në kanalin “Ibër Lepenc”, janë duke u zbatuar reduktime në furnizimin me ujë.

Ky zhvillim ka ndikuar në funksionimin e kufizuar të impianteve të trajtimit të ujit në Shipol dhe Balinc, të cilat po operojnë me kapacitet të reduktuar për të mbajtur cilësinë e ujit të pijshëm deri në stabilizimin e parametrave të ujit të papërpunuar. Situata ka sjellë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona, megjithatë ekipet e ujësjellësit janë angazhuar për të monitoruar gjendjen dhe për të rikthyer furnizimin normal sa më shpejt të jetë e mundur.

Kompania ka kërkuar mirëkuptim dhe durim nga konsumatorët gjatë kësaj periudhe të përkohshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *