Në Kampin e Njësive Speciale “Vrella” në Sllatinë, 24 pjesëtarë të Njësive Speciale Operative kanë përfunduar me sukses një trajnim të avancuar në “Aftësi të veçanta policore operative”.
Ky trajnim u realizua nga një ekspert ndërkombëtar, në bashkëpunim me OSBE-në, duke iu përgjigjur kërkesave specifike të Njësive Speciale. Pjesëmarrësit morën certifikatat pas përfundimit të kursit, që synonte përmirësimin e aftësive profesionale dhe gatishmërisë për operacione komplekse.
OSBE luajti një rol kyç si partner strategjik, duke mbështetur zhvillimin e kapaciteteve specialistike të Policisë së Kosovës. Ky program trajnimi ka për qëllim forcimin e standardeve operacionale të Njësive Speciale, duke garantuar që pjesëtarët e saj janë të përgatitur për të përballuar sfida të ndryshme në terren.

Leave a Reply