Në Kampin e Njësive Speciale “Vrella” në Sllatinë, 24 pjesëtarë të Njësive Speciale Operative kanë marrë certifikatat në “Aftësitë e veçanta policore operative”.
Ky program trajnimi u zhvillua nën drejtimin e një konsulenti ndërkombëtar, përmes mbështetjes së OSBE-së. Trajnimi u realizua për të plotësuar nevojat e identifikuara nga vetë Njësitë Speciale, duke përfshirë ekspertizën e jashtme të ofruar nga OSBE-ja, e cila është një partner i rëndësishëm strategjik për Policinë e Kosovës në përmirësimin e kapaciteteve të tyre specialistike.
Ky aktivitet ka për qëllim të përmirësojë aftësitë profesionale dhe gatishmërinë operative të Njësive Speciale, duke rritur standardet dhe kapacitetet e tyre për të kryer me sukses operacione të veçanta policore.

Leave a Reply