Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur akuza të forta ndaj Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Ekonomisë lidhur me keqpërdorimet në sektorin e energjisë.
Ajo kërkoi transparencë të plotë dhe publikimin e kontratave të importit. Bajrami theksoi se qeveria po përpiqet të fshehë të dhëna të rëndësishme, ndërkohë që ministrja Artane Rizvanolli nuk ka ofruar asnjë provë për të kundërshtuar akuzat e LDK-së.
Në konferencën për media, Bajrami e cilësoi situatën si “hajninë më të madhe” që u bëhet qytetarëve përmes faturave të energjisë, duke pohuar se LDK-ja ka dorëzuar dëshmi në Prokurorinë Speciale, që ka nisur hetimet. Ajo kritikoi Rizvanollin për mosofrim faktesh dhe për përpjekjet për të hedhur poshtë pretendimet e LDK-së.
Bajrami gjithashtu vuri në dyshim rolin e kompanisë EFT në tregun rajonal, duke theksuar se kjo kompani ka fituar shumicën e ankandeve për energji. Ajo kërkoi që të publikohet informacioni mbi marrëveshjet e importit të energjisë, duke sfiduar qeverinë të tregojë burimet dhe kostot reale të blerjes së energjisë.

Leave a Reply