Labi kritikon Elijonën për largimin nga familja në moshën 13-vjeçare

Në mbrëmjen e fundit të “Big Brother VIP Kosova 4”, një debat i ashpër ndodhi mes Labinot Rexhës dhe Elijonës, ndërsa banorët po përgatiteshin për të fjetur.

Shkak për këtë përplasje u bënë disa provokime që Labi nuk mundi t’i injoronte, duke reaguar me fjalë të ashpra ndaj Elijonës. Ai e akuzoi atë për viktimizim për shkak të humbjes së nënës, një ngjarje e dhimbshme që ajo kishte ndarë më parë me banorët.

Kjo deklaratë preku të gjithë banorët, pasi Elijona kishte treguar më herët historinë tragjike të aksidentit që i kishte marrë jetën nënës dhe motrës së saj gjatë udhëtimit nga Gjermania në Kosovë, një ngjarje që kishte zgjuar ndjeshmëri te publiku. Labi vazhdoi me një tjetër koment të rëndë, duke e akuzuar Elijonën për largimin nga familja në moshën 13-vjeçare, periudhë kur ajo kishte jetuar në kujdesin e shtetit gjerman.

Këto fjalë ndezën debat të ashpër në shtëpinë e “Big Brother”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *