Naim Morina, sekretar i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë dhe anëtar i Kryesisë, ka shprehur bindjen se Fatmir Limaj duhet të rikthehet në PDK.
Sipas tij, një numër i madh i veteranëve të UÇK-së dhe ish-ushtarëve ndajnë këtë mendim. Në një intervistë për Indeksonline, Morina nënvizoi se Limaj, si një nga themeluesit e partisë, ka vendin e tij të merituar në strukturat aktuale.
Ai thekson se gabimet politike të së kaluarës nuk duhet të pengojnë një rikthim të mundshëm. Morina pohon se nëse Limaj nuk integrohet sërish në radhët e PDK-së, kjo mund të çojë në shpërbërje të mëtejshme të partisë në Malishevë.
Ai shtoi se më shumë se 90% e strukturave vendore janë në favor të kandidaturës së komandant Çelikut për deputet, duke e vlerësuar atë si përfaqësuesin më të përshtatshëm të rajonit.

Leave a Reply