Kryesia e PDK-së vendos përjashtimin e Fatmir Limajt nga lista

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka marrë vendimin për të mos përfshirë Nismën, e udhëhequr nga Fatmir Limaj, në listën e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.

Burime nga brenda PDK-së kanë konfirmuar se nuk është arritur një marrëveshje për përfshirjen e Limajt në këtë listë zgjedhore. Ditëve të fundit, ka pasur spekulime për mundësinë e përfshirjes së Limajt në listën e PDK-së për zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme, që janë planifikuar të mbahen më 28 dhjetor.

Në ndërkohë, Limaj ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nuk do të mbahet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit, që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, parashikuar të nisë në orën 18:00, do të diskutohet vetëm për ndryshimin e datës së shortit, e cila do të përcaktohet gjatë këtij takimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *