Presidentja Osmani në SHBA: Liria kërkon vigjilencë të vazhdueshme, rëndësia e aleancave për shtetet.

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, mori pjesë në një panel së bashku me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.

Ky panel u organizua nga Iniciativa Globale Clinton.

Osmani theksoi se Kosova ka mësuar se liria nuk duhet të merret si e mirëqenë dhe se popujt gjithmonë kanë nevojë për aleanca për të ecur përpara.

“… sot mund të flas si presidente, por vite më parë isha ai fëmija që priste në radhë për ushqim. Fëmijët që po ndihmoni sot, gratë që po ndihmoni sot, do të ulen këtu nesër. Ju e thatë që kosovarët nuk do të dorëzohen kurrë, ne nuk do të dorëzoheshim kurrë, sepse jemi popull që kemi qenë në okupim për vite dhe pavarësisht kësaj kurrë nuk e kemi humbur identitetin tonë dhe kurrë nuk jemi dorëzuar. Sot Kosova është demokraci e fortë dhe një shtet që mund të përballet me sfida, por edhe testament se shtetet e vogla mund të kenë ndikim. Sepse nuk mund të definohemi nga gjeografia, por nga historitë që kemi për të treguar”,

Ajo që kemi mësuar është se kur nuk e merr lirinë si të mirëqenë, kur fokusohemi në sundim të ligjit dhe demokraci dhe të drejtat e njeriut, zhvillimi ekonomik, prosperiteti vjen. Dhe në fund fuqia juaj varet nga partnerët. Keni nevojë për partnerë, aleatë, miq”, tha Osmani./Reporteri.net/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *