Në Kosovë, përfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta në sistemin arsimor vazhdon të jetë e vështirë, pavarësisht përpjekjeve të institucioneve për një qasje gjithëpërfshirëse.
Drejtoresha e Qendrës Burimore “Përparimi”, Drita Dushi, thekson rëndësinë e mbështetjes së këtyre fëmijëve si një mbështetje për mbarë shoqërinë. Dushi tregon se rreth katër mijë nxënës me nevoja të veçanta janë të integruar në shkolla të rregullta, ndërsa 300 të tjerë ndjekin gjashtë qendra burimore.
Ajo nënvizon se këta nxënës kanë nevojë për asistentë, pasi mësimdhënësit hasin vështirësi në menaxhimin e klasave të mëdha pa ndihmë shtesë. Drejtoresha thekson se edhe pse përfshirja e tyre është rritur, kushtet fizike mbeten të pamjaftueshme, me mungesa në infrastrukturë si rampat për qasje.
Për një përfshirje të vërtetë, ajo apelon për rritje të mbështetjes nga asistentët dhe përmirësim të kushteve themelore në shkolla.

Leave a Reply