Ernest Muçi po shkëlqen në fushë me Trabzonsporin, duke tërhequr vëmendjen e klubit për një blerje të mundshme përfundimtare.
Talenti i kombëtares shqiptare ka realizuar tre gola dhe ka fituar një penallti në 11 ndeshje, çka ka impresionuar trajnerin Fetih Tekke. Për këtë arsye, Tekke ka inkurajuar drejtuesit e klubit të përdorin opsionin për të blerë kartonin e lojtarit.
Aktualisht, Muçi është pjesë e Trabzonsporit në formë huazimi nga Besiktas, një marrëveshje që i ka kushtuar klubit 1 milion euro. Mirëpo, për ta bërë të përhershme bashkëpunimin, Trabzonspori duhet të paguajë gjithsej 8.5 milionë euro.
Opsioni i blerjes skadon më 31 maj, ndërsa kësti i parë prej 1.7 milionë eurosh duhet të paguhet brenda një muaji. Këto zhvillime tregojnë për një të ardhme premtuese për Muçin në futbollin turk.

Leave a Reply