Tre persona humbën jetën dhe të paktën tetë të tjerë mbetën të plagosur pasi një individ hapi zjarr nga një anije drejt një grupi njerëzish të mbledhur në një bar pranë ujit në një qytet bregdetar të Karolinës së Veriut, njoftuan autoritetet amerikane.
Incidenti ndodhi rreth orës 21:30, sipas kohës lokale, afër një zone me bare dhe restorante të njohura në Sauthport, 48 kilometra në jug të Uillmingtonit.
Sipas hetuesve, agresori i dyshuar ndodhej në një anije të vogël pranë bregdetit, ku papritur ndaloi dhe hapi zjarr ndaj turmës, përpara se të largohej.
Pothuajse gjysmë ore më vonë, Rojet Bregdetare të Shteteve të Bashkuara identifikuan dhe arrestuan të dyshuarin.
Autoritetet amerikane nuk kanë bërë të ditur identitetin e të dyshuarit dhe nuk kanë zbuluar motivet e ngjarjes.
Hetues nga disa agjenci, përfshirë Byronë Shtetërore të Hetimit dhe Gardën Bregdetare, të dielën vazhduan mbledhjen e provave në vendin e ngjarjes dhe intervistimin e dëshmitarëve.
Autoritetet amerikane nuk kanë bërë publikë identitetet e viktimave dhe nuk kanë ofruar detaje mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve. /REL

Leave a Reply