Profesori Blerim Latifi ka ndarë së fundmi një hartë që tregon opinionin publik lidhur me shpërbërjen e Jugosllavisë në rajonin e ish-Jugosllavisë.
Në një postim në Facebook, Latifi theksoi se vetëm në Kosovë dhe Kroaci, shumica e qytetarëve mendojnë se shpërbërja ishte pozitive. Sipas matjeve, në Kosovë 75% dhe në Kroaci 55% e popullsisë e vlerësojnë këtë ngjarje si të dobishme për vendin e tyre.
Ndërkohë, në shtetet e tjera ish-jugosllave, mendimi dominues është se shpërbërja ishte një zhvillim negativ, veçanërisht në Serbi dhe Bosnje, ku ndjenjat nostalgjike për Jugosllavinë janë më të forta. Latifi ngriti pyetjen rreth 25% të kosovarëve që nuk e konsiderojnë shpërbërjen si diçka pozitive.
Ai sugjeroi se ky grup përfshin pakicat etnike dhe rreth 15% të popullsisë shqiptare.

Leave a Reply