KQZ aprovon fletëvotimin për diasporën kosovare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit që do të përdoret për votimin nga jashtë Kosovës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Gjatë mbledhjes së KQZ-së u bë e ditur se do të krijohet një fletëvotim i ri për vendvotimet brenda Kosovës. Fletëvotimi për votuesit jashtë vendit përfshin të gjitha subjektet politike sipas renditjes që është përcaktuar nëpërmjet shortit.

Në këtë fletëvotim janë të listuara 24 subjekte që marrin pjesë në zgjedhje, duke përfshirë 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe një kandidat të pavarur. Ky vendim është një hap i rëndësishëm në përgatitjet për zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *