Fjolla Ujkani shpall kandidaturën për deputete me VV-në

Fjolla Ujkani, ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, është rikandiduar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ajo ka njoftuar se, ashtu si në zgjedhjet e kaluara, do të konkurojë me numrin 98. Ky detaj u bë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku Ujkani shpërndau një foto kreative që përmban këtë numër.

Në mesazhin e saj drejtuar publikut, Ujkani shprehu vështirësitë që mund të hasen gjatë rrugës, por theksoi rëndësinë e besimit, ngrohtësisë dhe vendosmërisë që na mbajnë të bashkuar në momentet kyçe. Ajo u shpreh se zgjedh të qëndrojë pranë qytetarëve me shpresën se puna e përbashkët do të ketë një ndikim të qëndrueshëm.

Fjolla përfundoi mesazhin me premtimin për të qenë pranë çdo hapi të tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *