Ymeri: Premtimet e Kurtit të parealizuara, inflacioni dëmton qytetarët

Analisti politik, Visar Ymeri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosrealizimin e premtimeve kryesore të bëra para ardhjes në pushtet.

Ai thekson se rezultatet e deritanishme janë larg pritshmërive. Sipas Ymerit, qeveria nuk ka arritur të përmbushë plotësisht asnjë nga zotimet, përveç disa rritjeve në ndihmat sociale.

Megjithatë, ai argumenton se këto rritje nuk janë të qëndrueshme pasi nuk janë indeksuar dhe janë ndikuar nga inflacioni. Gjatë një interviste në “VV Show”, Ymeri u shpreh se asnjë nga premtimet nuk mund të konsiderohet i realizuar në tërësi.

Ai shtoi se rritja e çmimeve ka zbehur çdo përfitim që qytetarët mund të kenë nga vendimet e qeverisë. “Kur kostoja e jetesës rritet më shumë se ndihma që merr, atëherë përfitimet janë të paqena,” tha Ymeri, duke theksuar se qytetarët nuk kanë përfituar realisht nga këto ndryshime.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *