Një qytetar nga Kosova, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga shërbimet e policisë kufitare në Morinë në bashkëpunim me DVP-në e Kukësit.
Sh. H., 40 vjeç, ishte në kërkim nga autoritetet finlandeze, pasi Prokuroria e Distriktit Jugor në Helsinki kishte lëshuar urdhër arresti për të, lidhur me akuzën e “Trafikimit të lëndëve narkotike”.
Aktualisht, Interpol Tirana po ndjek procedurat për ekstradimin e tij në Finlandë. Kjo arrestim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e drogës në rajon.
Operacioni nënvizon bashkëpunimin ndërkombëtar mes autoriteteve të ndryshme për të sjellë para drejtësisë personat e përfshirë në veprimtari kriminale.

Leave a Reply