Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka apeluar përmes një letre dërguar Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për të hequr sanksionet e Bashkimit Europian ndaj Kosovës.
Ai argumenton se Kosova ka përmbushur standardet demokratike dhe ka bërë sakrifica të rëndësishme për t’u integruar në Europë. Hamza thekson se brenda një viti, Kosova ka organizuar tri procese zgjedhore që kanë qenë demokratike dhe paqësore, duke treguar pjekurinë e demokracisë së saj, pavarësisht bllokadës në formimin e qeverisë.
Ai vlerëson se vazhdimi i masave është i padrejtë. Në letër, Hamza përmend edhe koston e madhe që Kosova ka paguar në arenën ndërkombëtare, përfshirë themelimin e Dhomave të Specializuara, të cilat janë vënë vetëm mbi Kosovën dhe kanë ndikuar në gjykimin e liderëve kryesorë të vendit.
Duke kërkuar trajtim të barabartë me vendet e tjera të rajonit, Hamza thekson nevojën për mbështetje në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, përmes një thirrje të qartë për heqjen e masave. Ai beson se ky veprim do të dërgonte një mesazh pozitiv për qytetarët e Kosovës.

Leave a Reply