BE-ja njeh zyrtarisht Kosovën si vend të sigurt për azil

Këshilli Evropian ka shpallur vendimin që Kosova dhe shtatë vende të tjera të konsiderohen si “vende të sigurta” për azil, duke përfshirë edhe Bangladeshin, Kolumbinë, Egjiptin, Indinë, Marokun dhe Tunizinë.

Ky vendim synon të lehtësojë procedurat e azilit për shtetasit e këtyre vendeve, duke përshpejtuar shqyrtimin e kërkesave. Në një komunikatë zyrtare, Këshilli sqaroi se rregullat e reja do të forcojnë zbatimin e koncepteve kyçe të azilit në BE, duke përfshirë edhe rregulloren për “vendin e sigurt të tretë”.

Kjo rregullore lejon refuzimin e kërkesave për azil nëse aplikanti ka kaluar në një vend jo-BE të sigurt. Përfshirja e Kosovës në listën e vendeve të sigurta të origjinës bazohet në vlerësimin se vendi ofron mbrojtje kundër persekutimit dhe shkeljeve të të drejtave themelore.

Megjithatë, çdo kërkesë mund të shqyrtohet individualisht nëse ka arsye të veçanta për mbrojtje. Kjo rregullore e re synon të përshpejtojë përpunimin e kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare dhe parashikon që shqyrtimi të mund të kryhet edhe në vende të treta të sigurta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *