Hetuesit italianë kanë zbuluar detaje të reja mbi arratisjen e bujshme të 41-vjeçarit shqiptar Taulant Toma nga burgu i sigurisë së lartë në Opera, Itali.
Toma, i cili ndodhej në një qeli të sigurisë maksimale, arriti të largohej duke prerë hekurat dhe duke përdorur çarçafë për të zbritur nga qelia. Pasi la qelinë, ai përshkoi murin rrethues 6 metra të lartë, duke përdorur një ganxhë artizanale prej druri, e krijuar nga ai vetë.
Arratisja u krye gjatë ndërrimit të turneve të rojeve, një moment i përzgjedhur me kujdes nga Toma. Ky incident ka vënë në alarm forcat e sigurisë në gjithë Italinë, të cilat janë në kërkim të tij.
Toma njihet për arratisjet e tij të mëparshme, duke përfshirë atë nga burgu i Parmës në vitin 2013 dhe të tjera që datojnë që nga viti 2009. Autoritetet po analizojnë kamerat e sigurisë për të rindërtuar itinerarin e arratisjes dhe për të hetuar ndihmën e mundshme që ai ka marrë.
Burgu i Operas, ku ndodhej Toma, ka një kapacitet prej 1338 të burgosurish dhe menaxhohet nga 533 oficerë.

Leave a Reply