Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris ka njoftuar ndërprerjen e përkohshme të ofrimit të shërbimeve konsullore nga data 20 dhjetor 2025 deri më 6 janar 2026.
Kjo ndërprerje vjen si pasojë e mbylljes së vitit fiskal për vitin 2025, sipas udhëzimeve të Departamentit të Financave në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Gjatë kësaj periudhe, kryerja e pagesave për shërbime konsullore nuk do të jetë e mundur.
Përjashtim do të bëjnë vetëm rastet urgjente, si ato të vdekjes. Ambasada ka këshilluar të gjithë ata që kanë nevojë për shërbime konsullore të kontaktojnë përpara 19 dhjetorit 2025.
Në njoftimin e saj, ambasada falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe u uron festat e fundvitit.

Leave a Reply