Presidenca kritikon shpërndarjen e fotomontazhit të Osmanit

Presidenca e Kosovës ka shprehur shqetësim për shpërndarjen e një fotografie të manipuluar në rrjetet sociale që përfshin Presidenten Vjosa Osmani me zyrtarë serbë, përkatësisht kryeparlamentaren Ana Bërnabiq dhe ministrin e Jashtëm, Marko Gjuriq.

Në një deklaratë për publikun, Presidenca theksoi se imazhi është i falsifikuar dhe synon të dëmtojë reputacionin e Presidentes Osmani. Sipas tyre, kjo veprimtari nuk është e rastësishme, por pjesë e një “fushate të mirë-organizuar” për të diskredituar kreun e shtetit.

Presidenca e cilëson përdorimin e materialeve të rreme si një akt të rrezikshëm, i cili ka për qëllim përhapjen e dezinformimit. Përkundër këtyre përpjekjeve, Presidentja Osmani vazhdon të mbetet një mbrojtëse e fuqishme e shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës, dhe asnjë foto e manipuluar nuk mund ta zbehë këtë imazh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *