Ish-ambasadori Avni Arifi ka ndarë mendimet e tij rreth listave të partive politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke konstatuar se nuk pati surpriza të mëdha këtë vit.
Në një intervistë në emisionin “Kiks Kosova”, ai shprehu kritika të veçanta ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke u shprehur se kjo parti ka rikthyer në skenë figura me aktakuza, çka e sheh si një hap prapa për standardet politike. Arifi vlerësoi pozitivisht edhe lëvizjet e partive të tjera.
Ai vlerësoi se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka fituar një përforcim të rëndësishëm me rikthimin e Bedri Hamzës, i cili do të ndihmojë në aspektin profesional dhe elektoral. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Arifi tha se ka përfshirë figura meritore që mund të sjellin një frymë më të pastër rugoviane në parti.
Gjithashtu, Arifi përmendi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka listën më të pasuruar, duke u fokusuar në profesionistë me karrierë të spikatur, të cilët kanë potencial për të sjellë vota.

Leave a Reply