Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Lybeniq të Pejës, ku një person ka rënë në një gropë gjatë hapjes së një bunari, pranë varrezave të fshatit.
IndeksOnline ka mësuar se viktima është nga komuniteti rom dhe vjen nga fshati Hereq, komuna e Gjakovës.
Sipas burimeve, viktima kishte hyrë në bunar, i cili ishte rreth 18 metra i thellë, për të punuar, kur një pjesë e tij u shemb, duke e zënë brenda.
Përpjekjet për të shpëtuar personin që ra në gropën e bunarit janë ende në vijim.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili deklaroi se përveç policisë dhe zjarrfikësve, një njësit i Forcës së Sigurisë së Kosovës po ashtu është angazhuar për të ndihmuar në nxjerrjen e tij./IndeksOnline/

Leave a Reply